Gjatë leksionit të hapur, me temë “Vlerat historike dhe arkitekturore të kalave në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri”, organizuar nga Departamenti i Turizmit Mikpritjes dhe Rekreacionit dhe prezantuar nga Dr. Elda Mamoçi. Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin stafi pedagogjik i #UniversitetiBarleti, duke respektuar protokollin anti-Covid.
Gjatë prezantimit të temës, Dr. Mamoçi u ndal kryesisht në evidentimin e vlerave historike dhe arkitektonike të kalave shqiptare në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe restaurimit të tyre në mënyrë që ti shpëtojnë degradimit që po i vjen nga shkaqe natyrore dhe njerëzore.










