Kërkimi Shkencor dhe roli i tij në procesin e transferimit të dijeve dhe zhvillimet. Qendrat Kërkimore si kultivuese të tij

Universiteti Barleti, në pararojë të kërkimit shkencor në vend, zhvillon forumin: “Kërkimi Shkencor dhe roli i tij në procesin e transferimit të dijeve dhe zhvillimet. Qendrat  Kërkimore si kultivuese të tij”.

Prezantime dhe diskutime frutdhënëse ndriçuan perspektivat e zhvillimit te kërkimit shkencor novator bazë, dhe të aplikuar sipas fushave prioritare të kërkimit.

UniBa në strategjinë dhe planin e zhvillimt të tij,  projekton veten si një qendër kombëtare dhe rajonale e kërkimit shkencor rigoroz, ndërdisiplinor, gjithëpërfshirës, në kushtet e ndryshimeve të vrullëshme ekonomike, politike e shoqërore, duke ndikuar me arritjet dhe zhvilluar novacionin, jo vetëm në fushat e interesit akademik por edhe në ato të botës që na rrethon e nga përfitojnë të gjithë.