Ditën e Premte, më datë 13 Tetor 2023, stafi i Universitetit “Barleti” dhe stafi i Instituteve që operojnë nën ombrellën e tij zhvilloi një takim me Ministrin e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Z. Azir Aliu.
Në këtë takim UniBa u përfaqësua nga Shefi i Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike, pjesë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative Z. Ilir Çapuni, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti përfaqësuar nga Znj. Ajda Çarçani, si dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike përfaqësuar nga Znj. Ervjola Osmanaj.
Përgjatë këtij takimi u diskutua lidhur me mundësitë konkrete të bashkëpunimit dhe ngritjes së partneriteteve ndërinstitucionale në fushën e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit ,si dhe projekteve të përbashkëta në thirrje rajonale dhe europiane.