Instituti për Kërkim dhe Zhvillim pranë Universitetit Barleti prezantoi rezultatet përfundimtare të projektit “SMART TOUR – Intelligent Tourism on Cultural Routes”, i cili është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II “Greqi-Shqipëri”. Prezantimi u bë gjatë Konferencës Shkencore Ndërkombëtare nga 26-27 korrik 2023, të organizuar në Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Universitetin e Janinës, nën drejtimin e profesorit Stavros D. Nikolopoulos.
Ekipi i kërkuesve dhe ekspertëve nga Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, PhD Joan Ikonomi, PhD(c) Sokol Shurdhi dhe PhD Kejda Nuhu, ndau rezultatet përfundimtare të projektit me një audiencë të angazhuar me pjesëmarrës nga komuniteti akademik, studentë, ekspertë nga industria dhe grupe interesi.
Platforma SMART TOUR kombinon Immersive Reality, (AR/VR), open templatet dhe aksesin, për të krijuar infrastrukturë bazë për vizualizimin 3D.
Paketat kryesore të projektit janë:
1) “UNESCO Roots Experiential Identity /Identiteti Eksperiencial i Rrënjëve të UNESCO-s” që fokusohet në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të zonave ndërkufitare,
2) “Enhanced travel experience through routes of archaeological interest /Përvoja e zgjeruar e udhëtimit përmes rrugëve me interes arkeologjik” fokusohet në qytetet dhe teatrot antike, dhe
3) “Museums in the time of experience /Muzetë në kohën e përvojës” me fokus Muzeun e Tipografisë së Janinës dhe Muzetë e Gjirokastrës/Berat.
Partnerët në projekt janë:
• LP (Drejtues projekti) Universiteti i Janinës – Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Informacionit, Greqi.
• PP2 (Partner) Rrjeti Kombëtar i Teknologjisë dhe Infrastrukturës Kërkimore (EDYTE A. Hey. – GRNET) autoriteti i Ministrisë së Qeverisjes Dixhitale, Greqi.
• PP3 (Partner) RASH – Rrjeti Akademik Shqiptar, Organi i Pavarur i Unionit të Universiteteve Shtetërore Shqiptare, Shqipëri.
• PP4 (Partner), Instituti Barleti për Kërkim dhe Zhvillim, OJQ, Shqipëri.