Në kuadrin e bashkëpunimit ndëruniversitar kombëtar Qendra Bridge, Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, dhe Universiteti “Eqrem Cabej” Gjirokastër, së bashku dhe me partnerët e tjerë organizojnë konferencën me fokus “Mundësitë dhe sfidat për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit” Në takimin celës të konferencës nismëtarët dhe partnerët: Universiteti “Fan S.Noli” Korcë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, diskutuan mbi tematikat që do të përfshijë konferenca, me interes për kërkimin shkencor të disiplinës së Turizmit dhe të fushave të lidhura me të. Në vijim të këmbimit të informacionit kërkimor-shkencor, kjo konferencë synon të kontribuojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve mes akademikëve (kësaj here të fushës së turizmit) të disiplinave të ndryshme në zgjidhje të pyetjeve kërkimore apo atyre të aplikuara në përditëshmërinë e problemeve për zgjidhje.








