Eficenca energjetike në fasadat e xhamit dhe vetratat

Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit i Universitetit Barleti dhe City LABs, si pjesë e Barleti Group, në bashkëpunim me Guardian Glass, një ndër kompanitë leader në industrinë e prodhimit të xhamave, fasadave dhe vetratave organizuan ditën e Martë, datë 16 Shkurt 2021, ora 10:30 –12:00 seminarin me temë: “Efiçenca energjetike në fasadat e xhamit dhe vetratat”. Seminari u zhvillua on line dhe pjesëmarrja ishte e lirë. Ky seminar u ndoq nga rreth 30 pjesëmarrës, arkitektë, përfaqësues të studiove të arkitekturës, pjesëmarrës nga kompani me aktivitet në këtë industri, audituesit e energjisë si dhe studentët aktualë dhe Alumni në degën e Arkitekturës së Universitetit Barleti dhe ishte një mundësi e mirë për të shtuar njohuri të thelluara në këtë fushë.
Materiali i prezantuar nga përfaqësuesi i kompanisë “ Guardian Glass “ u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Audituesit e energjisë gjithashtu informuan edhe në lidhje me gamën e plotë të pajisjeve dhe instrumentave matës që CityLABs disponon dhe për mundesinë e përdorimit prej tyre në auditimet e energjisë që do të kenë në të ardhmen. CityLABs duke pasur si vizion krijimin e një ekosistemi bashkëpunimi midis bizneseve, pushtetit qëndror dhe lokal, botës akademike dhe shoqërisë civile do te vazhdojë organizimin e seminareve për tematika me interes aktual dhe të së ardhmes.