Vlerat historike dhe arkitekturore të kalave në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri

Gjatë leksionit të hapur, me temë “Vlerat historike dhe arkitekturore të kalave në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri”, organizuar nga Departamenti i Turizmit Mikpritjes dhe Rekreacionit dhe prezantuar nga Dr. Elda Mamoçi. Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin stafi pedagogjik i #UniversitetiBarleti, duke respektuar protokollin anti-Covid.
Gjatë prezantimit të temës, Dr. Mamoçi u ndal kryesisht në evidentimin e vlerave historike dhe arkitektonike të kalave shqiptare në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe restaurimit të tyre në mënyrë që ti shpëtojnë degradimit që po i vjen nga shkaqe natyrore dhe njerëzore.