Të integrojmë shoqëritë nëpërmjet partneriteteve të biznesit të hapur e novatorë

Në kuadër të veprimtarive dhe kontributit për edukimin dhe nxitjen e modeleve të “Open Innovation” Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD), Dekanati i Studentëve dhe departamentet e SHLUJ “Marin Barleti” në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit Italian në Shqipëri, Dhomën e Tregëtisë dhe Biznesit në Qarkun e Dibrës, sipërmarrës dhe investitorë të biznesit italo-shqiptar, organizuan veprimtarinë: Të integrojmë shoqëritë nëpërmjet partneriteteve të Biznesit të Hapur e Novatorë. Rasti i Biznesit Italian në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Të ftuar dhe prezantues ishin z.  Giordano GORINI Zv/President i Dhomës së Biznesit Italian në Shqipëri (CCIA) Sekretarja e Përgjithëshme e (CCIA) Alda Bakiri, zj. Zamira Qeraxhiu, investitore dhe Sekretare e Përgjithëshme e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Qarkun e Dibrës.

Gjatë prezantimit z.Gorini, në emër edhe të përfaqësuesve të biznesit Italian në Shqipëri evidentuan eksperiencën dhe kontributin për zhvillimin ekonomik, reduktimin e problemeve sociale, si edhe për thellimin e integrimit shumëdimensional të shoqërive të dy vendeve.  Midis të tjerash Ai vuri në dukje bashkëpunimin dhe partneritetet me aktorët e biznesit, shoqërisë, qeverisjes, botës akademike vendase dhe aktorëve ndërkombëtare të biznesit prezentë në shqipëri. Si investitor në fushën e energjisë hidrike, z.Korini prezantoi për studentët eksperiencën si investitor prej shumë vitesh në shumë hapësira të vendit, duke u përqëndruar në ndërveprimin intensiv me aktorët vendas, për këmbimin e vlerave, eksperincave dhe dijeve në tregusit e “Innovacionit të Hapur”, duke i paraprirë edhe rrugëve të pahapura të qeverisjes, legjislacionit dhe funksionimit të shtetetit të së drejtës.

Gjatë takimit u didkutua  edhe rreth instrumentëve të cilat mund të nxitin dhe mbështesin modelet e innovacionit të hapur midis Shqipërisë dhe Italisë, duke i cilësuar si porta të komunikimit dhe këmbimit midis rajoneve përkatëse dhe më gjerë, Europës dhe  rrugëve historike e bashkëkohore të komunikimit të saj.

Studentët e pranishëm në veprimtari drejtuan pyetje të ndryshme dhe tejet interesante dhe me interes sipas z. Gorini, rreth ndikimit të legjislacionit, cilësisë së qeverisjes dhe ralitetit shqiptar në veprimtarinë e biznesit Italian në Shqipëri.