“Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore” (SPECIAL – DAP Australia) është një projekt i financuar nga Programi i Ndihmës Australiane në implementim nga AIPA dhe në bashkëpunim me institutin BIRD. Ka për qëllim përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të 6 universiteteve në Shqipëri në përdorimin e TIK në mësimdhënien me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Nëpërmjet një seti aktivitetesh formale dhe jo-formale, mësuesit e ardhshëm do të njihen me mjetet teknologjike bashkëkohore, të cilat mund të përdoren në përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në jetën e shkollës.
Projekti ynë do të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me trajnimin e mësuesve në përdorimin e teknologjisë me qëllim krijimin e një ambienti të mirë dhe efikas për nxënësit të cilëve u nevojitet mbështetje e veçantë dhe do të nënvizojë përdorimin e mjeteve teknologjike për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj: janar 2019 – qershor 2020
Buxheti (29.600 euro) financuar nga Ambasada Australiane me seli ne ROME.
linku ne web: