Prezantim i Monografisë “Learning of Children at Young Ages”

Në Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional u prezantua më datë 29 janar, 2021, monografia e Dr.Robert Gjedia, e cila është botuar nga Shtëpia Botuese “LAMBERT-Academic Publishing” në Gjermani.
Autori foli rreth përmbajtjes së materailit, i cili është ndërtuar në katër pjesë, si:
1.Ndikimet e teoricienëve botërorë të psikologjisë dhe të edukimit mbi të nxënët;
2.Proceset e të nxënit të fëmijëve te moshat e vogla;
3.Të nxënët nëpërmjet ndërveprimit një rrugë e efektshme për ndërtimin e dijes;
4. Motivimi i të nxënit në klasë.
Autori detajoi përmbajtjen e monografisë, duke përmenduar se janë cituar dhe analizuar veprat e 21 shkencëtarëve shumë të njohur, botërorë të fushës së pedagogjisë, psikologjisë dhe edukimit, që fillojnë me Pestalocin dhe përfundojnë me Gardnerin e ditëve të sotme.
Te ata janë shqyrtuar kërkimet e tyre në fushën e ndërveprimit social në proceset e të të nxënit. Nga ana tjetër aspekte të teorive psiko-pedagogjike, apo të praktikave të motivimit u trajtuan dhe të lidhura me realitete të klasave dhe shkollës shqiptare, por në veçanti të kurrikulës së arsimit parauniversitar.
Ky punim është një kontribut në shkencat e edukimit dhe është pjesë e literaturës së formimit të studentët e programit master në edukim. Monografia ka si recenzentë Prof.Dr Laura Migliorini, Përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Psikologjisë në Universitetin e Gjenovës-Itali, Prof.Dr.Meg Gardinier, pedagoge dhe kërkuese e shkencave të edukimit në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas në SH.B.A, si dhe Prof.Dr Gëzim Hadaj ish pedagog në Universietitn “Barleti”